Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas deklaratës së kryeministrit Rama që mjekët në spitalet publike mund të kryejnë konsulta dhe vizita falas jashtë orarit të punës, bluzat e bardha japin opinionin e tyre mbi këtë ide. Mjekët e Qendrës Spitalore Nënë Tereza u shprehen se modele të tilla të ngjashme funksionojnë në vende të zhvilluara, por duhet kategorizuar stafti që mund të kryeje këto vizita dhe ndarje të përqindjes së pagesës. Skeptikë duket se janë pacientët, të cilët thonë se mjekët do abuzojnë duke lënë oraret e konsultave pasdite.
Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza mbështesin idenë e kryeministrit Edi Rama për të shfrytëzuar kapacitetet dhe aparaturat e shërbimeve për të bërë konsulata apo ekzaminime private jashtë orarit të punës. Ky model, i ngjashëm më atë francez, funksionon që nga vitit 1936 në vendet europiane, majde ka patur dhe fillesa në Shqipëri po të pafinalizuara. Si projekt në fillesat e veta, është ende e paqartë se si do të ndahen të ardhurat mes mjekut dhe spitalit dhe në anën tjetër nëse pacientët që vijnë nga sistemet e referimit do të ekzaminohen falas apo kundrejt pagesave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/vizita-private-ne-spitale-publike-mjeket-pro-pacientet-do-abuzojne-me-oraret/