Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe para deputetëve të grupit parlamentar, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohuar ekzistencën e pajisjes së përgjimit. Ministri ka deklaruar se pajisja nuk është për përgjim, por për trajnim. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama dha një koment të shkurtër në rrjetet sociale për çështjen e përgjimeve duke deklaruar se PD pas hallit që e ka zënë me reformën në drejtësi i duket sikur e përgjojnë.
Tirane- Përveçse para medias, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dhënë sqarime edhe para deputetëve të grupit parlamentar të PS, për pajisjen e Policisë së Shtetit që sipas opozitës shërben për të përgjuar jo vetëm deputetë demokratë, por edhe trupin diplomatik dhe gazetarët.
Burime nga mbledhja e grupit të PS, i thanë Ora Neës se ministri Tahiri ka mohuar ekzistencën e pajisjes së përgjimit. Ministri mësohet të ketë thënë se pajisja nuk është për përgjim, por për trajnim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-ia-ben-te-qarte-dhe-grupit-parlamentar-nuk-ka-pergjime/