“Eskobari” në median italiane - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat italiane kane publikuar nje artikull te fokusuar tek Klemend Balili, personi i pagëzuar si baroni i drogës e qe po kërkohet prej ditësh nga policia shqiptare. ?Droga, gjuetia e madhe ne Europe ne kerkim te Eskobarit te Ballkanit? titullohet shkrimi, qe përcjell edhe detaje rreth udhëtimeve te Balilit ne shtetin fqinj. Klemend Balili cilësohet një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare. Ai ishte ne krye te organizatës qe trafikoi mbi 700 kg marihuane te sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë. Ngarkesa ishte e destinuar per tregun italian, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg. Sipas burimeve nga hetimet Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare, edhe në takime informale me bashkatdhetarë të tij në qytetin e Milanos. Sipas një zyrtari të policisë italiane klani i shqiptarëve të drogës, është mjaft aktiv në ketë zone, ku nuk zotërojnë kontrollin e plotë të këtij territori, por janë mjaft të përfshirë. Ish-drejtori i transportit te Sarandës preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, ne një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta. Sipas akuzës, Balili qe mund te jete fshehur ne Greqi, përdorte postin per te transportuar drogën dhe per te mesuar ne kohe lëvizjet e prokuroreve dhe policeve. Ndërkaq, mediat greke vazhdojnë te zbulojnë detaje te tjera rreth Balilit. Gazeta ?Ethnos? shkruan se disa këngëtare te njohur greke kane ardhur ne Shqipëri dhe kane kënduar kur ai hapi resortin ?Santa Quaranta?.

Free Traffic Exchange