http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati per një pajisje përgjimi që pretendohet se ndodhet në Policinë e Shtetit ka vënë Prokurorinë në lëvizje. Ministri i drejtësisë Manjani tha se organi i akuzës po e heton këtë çështje.?Kini durim do të dalë e vërteta, s?ka rëndësi nëse besoj ose jo që jam përgjuar, tani ka një hetim të çelur, të gjitha tjerat janë spekulime. Ne duhet të mbështesim çdo gjë që bën Prokuroria në hetimin e çështjes. Nëse ka të vërteta duhen hetuar?.I pyetur për largimin e Klement Balilit, person që dyshohet se është implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, Manjani nuk pranoi të komentojë. Më herët në një takim me prokurorët e rretheve, ministri i Drejtësisë dhe kryeprokurori Llalla thanë se, prioritet i punës mbetet lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Llala e Manjani thane se Prokuroria duhet të luaj një rol më vendimtar në rastet kur bëhet fjalë për ngjarjet që kanë ndjeshmëri për publikun.- See more at: http://vizionplus.al/prokuroria-po-heton-pergjimin/#sthash.m9frBJXz.dpuf