Reprot TV - Nishani: Ekziston pajisja e përgjimit u kërcënua Siguria Kombëtare

2016-05-16 0

Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaron se pajisja e përgjimit që ekziston sipas tij në Shqipëri ka kërcënuar sigurinë kombëtare dhe integritetin e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve shqiptarë.

Për këtë Nishani i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë procesin e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje të paligjhsme siç e quajti ai.

"Tashmë i konfirmuar nga institucione shtetërore që ky mekanizëm ilegal, anti ligjorr qenka prezent dhe funksionon. Ky përbën një shqetësim shumë të madh për shtetin ligjor. Për atë që ju besonit fort. Nga kjo sallë bëj thirrje dhe i kërkoj prokurorisë së shtetit që të mbroj dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij, të mbrojë dimensionin e sigurisë sonë kombëtare. I bej thirrje prokurorisë që të hetojë procesin e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje ilegale që kërcënon secilin. Të hetojë kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të hyjë ajo pajisje në Shqipëri. Pajisja ka kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ka kërcënuar integritetin e të gjitha institucioneve dhe të cdo qytetari të thjehstë" apeloi Nishani.

Po ashtu presidenti i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë të gjithë ata autoritete që e kanë përdorur pajisjen e paligjshme.

"I kërkoj Prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë ata elementë dhe autoritete që kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme. Një pajisje e tillë as nuk mund të vijë në Shqipëri pa lejen e Prokurorisë së shtetit. I bëj thirrje të gjithë atyre personave dhe institucioneve që pengojnë hetimet, të mos bëhen pengese e zbatimit të ligjit. Çdo akt që pengon zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, përmes dëmtimit apo tjetërsimit të provave do të përballet me ligjin, " deklaroi Nishani në 25-vjetorin e Shoqtaës së të Burgosurve Politikë.

Free Traffic Exchange