Report TV - Manjani me Llallën: Çdo zyrtar publik duhet të hetohet pa frikë

2016-05-16 0

Ministri i Drejtësisë në një takim me kryeprokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla të cilit i ka dorëzuar rekomandimet e qeverisë për politikat penale. Manjani tha se duhet një hetim efikas për të gjitha procedimet penale dhe për këtë duhet një rol efikas i kryeprokurorit.

Ministri tha se duhet të forcohet hetimi paraprak dhe të jetë sa më i shpejtë. Në fjalën e tij ministri Manjani tha se çdo zyrtar publik që shkel ligjin duhet të hetohet pa patur frikë pasi ka iku koha kur ekzekutivi nuk zbatonte urdhrin e Prokurorisë

"Përshëndes prokurorinë e Vlorës për sekuestron që i bëri personave që me anë të krimit të organizuar do bënin pasuri. Ne nxisim prokurorinë për të vënë sekuestro preventive. Kemi arritur në konkluzinonin që Prokuroria të drejtohet në këto drejtime: Rolin aktiv të kryeprokurorit, rritjen e bashkëpunimit ndër institucioanal dhe kolagjelitet në vendmimarrje"-tha ministri

Ndërkohë që kryeprokurori kërkoi më shumë mbështetje nga ana e institucioneve pasi janë shtuar rastet e procedimeve penale

"Prokuroria volum pune, hetim dhe raste të shumta procedimesh penale. Na duhet mbështetja e institucioneve mjaft e rëndësishme. Ministri i Drejtësisë ka dhënë mbështetjen e tij në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit"-u shpreh Llalla

Free Traffic Exchange