Report TV - Përgjimet, Basha: Krim shtetëror Rama nuk flet, dëgjesa urgjente

2016-05-16 1

Kreu i Partisë Demokratike Basha tha sot në një deklaratë për mediat se ekzistenca e një pajisje përgjuese është një skandal i vërtetë madje e quan ate krim shtetëror. Pajisja tha Basha është futur në Shqipëri në ilegalitet të plotë pa marrë leje njëlloj si bandat kriminale.

"Një krim shtetëror me dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës ka ndodhur prej disa muajsh në Shqipëri. Në mënyrë të paligjshme dhe me pajisje të paligjshme, zyrtarë të policisë kanë vënë nën përgjim drejtues të lartë të shtetit, partive politike, trupit diplomatik, medias, biznesit, bankave, qytetarëve.
Ndërsa vetë policia e ka pranuar zyrtarisht se posedon një pajisje të tillë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri heshtin, heshtin sepse janë ata ideatorët dhe urdhëruesit e përdorimit të kësaj metode kriminale."

Basha përsëriti edhe njëherë thirjen e nënkryetarit të Sigurisë për një dëgjesë publike me minstrin Tahiri, Haki Çakon, dhe Visho Ajazin

"Ndaj, ne kemi kërkuar një dëgjesë urgjente nesër paradite në Komisionin e Sigurisë me ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë së Shtetit, kreun e Shërbimit Informativ dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje e për të nxjerrë përgjegjësitë shtetërore. Mbi të gjitha përgjegjësitë qëndron përgjegjësia politike e Edi Ramës. Ai duhet dhe do të mbajë përgjegjësi për përgjimin mafioz të Presidentit të vendit, të opozitës, të krerëve të institucioneve, të deputetëve, të drejtuesve të medias, të ambasadorëve, të gazetarëve, të qytetarëve. Edi Rama duhet dhe do të mbajë përgjegjësi për krijimin - në shpërdorim flagrant të detyrës dhe në shkelje kriminale të kushtetutës - jo thjesht të një shteti brenda shtetit, por të një ?shteti mafioz? mbi shtetin, që në fakt nënkupton asgjësimin e Republikës."-tha Basha.