Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e zonës së ish-Kënetës apelojnë për pajisjen e rrugës me sinjalistikë. Rruga ?Vëllazërimi? i pagëzuar nga banorët si segmenti i vdekjes që lidh qytetin me superstradën Durrës-Tiranë, është burim i vazhdueshëm aksidentesh, ku rasti më i fundit ishte ai i vdekjes së një këmbësori 5 ditë më parë në tantativë për të kaluar rrugën. Sipas banorëve, fëmijët janë më të ekspozuarit nga aksidentet.
Mungesa e sinjalistikës dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, kanë bërë ?kurban? mbi 25 persona në 5 vitet e fundit në rrugën ?Vllazërimi?, në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.
Segmenti rrugor i pagëzuar nga banorët si rruga e vdekjes, lidh qytetin me superstradën Durrës-Tiranë.
Banori: Nuk ka pesë vjet që është bërë kjo rrugë, plot lapidarë është mbushur. Semaforët punuan në fillim, tani nuk punojnë fare. 3-4 vjet që nuk punojnë semaforët.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/zona-e-ish-kenetes-burim-aksidentesh-rrugore-femijet-me-te-ekspozuarit/