Report TV - Përgjimet/Tahiri: S'ka pajisje Nishani: Ka, kërcënon sigurinë

2016-05-16 0

Zërave dhe akuzave të gjithë këtyre ditëve lidhur me ekzistencën e një pajisje përgjimi në policinë e shtetit, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është përgjigjur me një mohim.

Tahiri në një dalje për mediat tha sot se të gjitha janë akuza dhe se institucioni që ai drejton nuk ka nuk ka patur dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi pasi nuk lejohet me ligj dhe këtë tha minsitri mund ta verfikojë fare lehtë Prokuroria .

"Nejse më duhet t'ju sqaroj për hir të respektit. Policia nuk disponon as nuk ka disponuar një pajisje të tillë se nuk i lejohet. Policia bashkë me partnerët nuk ka punuar dhe s'do punojë me një pajisje të tillë pasi është e jashtligjshme. Ndërkohë më duhet t'ju sqaroj se policia po kryen një trajnim në bashkëpunim dhe marrëveshje me disa vende të Europës e konkretisht me Italinë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me punën e trajnimin me një pajisje normale që nuk ka të bëjë me përgjimin. Lidhur me ftesën e bërë publike nga nënkryetari i komisionit të Sigurisë dhe njëkohësisht kryedemokrati Basha për një dëgjesë në këtë komision me ministrin drejtorin e policisë e kryeprokurorin Tahiri tha se është i gatshëm të jetë i pranishëm vetëm nëse merr një ftesë publike. Ai shtoi se mban përgjegjësi për deklaratën e tij dhe se i bëri thirrje të gjithë atyre që akuzojnë të vizitojnë ambientet e policisë e të verifikojnë dyshimet e tyre"-tha Tahiri.

Por për Presidentin e Republikës Bujar Nishani, kjo pajisje ekziston në Shqipëri. Kreu i Shtetit deklaroi se ekzistenca e kësaj pajisjeje përgjimi ka kërcënuar sigurinë kombëtare dhe integritetin e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve shqiptarë.

Për këtë Nishani i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë procesin e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje të paligjshme siç e quajti ai.

Free Traffic Exchange