Report TV - Akuzat/ Tahiri: Policia nuk ka e s'mund të ketë pajisje përgjimi

2016-05-16 0

Zërave dhe akuzave të gjithë këtyre ditëve lidhur me ekzistencën e një pajisje përgjimi në policinë e shtetit, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është përgjigjur me një mohim. Tahiri në një dalje për mediat tha sot se të gjitha janë akuza dhe se institucioni që ai drejton nuk ka nuk ka patur dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi pasi nuk lejohet me ligj dhe këtë tha minsitri mund ta verfikoi fare lehtë Prokuroria "Nejse më duhet t'ju sqaroj për hir të respektit. Policia nuk disponon as nuk ka disponuar një pajisje të tillë se nuk i lejohet. Policia bashkë me partnerët nuk ka punuar dhe s'do punojë me një pajisje të tillë pasi është e jashtligjshme. Ndërkohë më duhet t'ju sqaroj se policia po kryen një trajnim në bashkëpunim dhe marrëveshje me disa vende të Europës e konkretisht me Italinë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me punën e trajnimin me një pajisje normale që nuk ka të bëjë me përgjimin. Lidhur me ftesën e bërë publike nga nënkryetari i komisionit të Sigurisë dhe njëkohësisht kryedemokrati Basha për një dëgjesë në këtë komision me ministrin drejtorin e policisë e kryeprokurorin Tahiri tha se është i gatshëm të jetë i pranishëm vetëm nëse merr një ftesë publike. Ai shtoi se mban përgjegjësi për deklaratën e tij dhe se i bëri thirrje të gjithë atyre që akuzojnë të vizitojnë ambientet e policisë e të verifikojnë dyshimet e tyre"-tha Tahiri Prokuroria dhe Policia shqiptare janë përplasur disa dite me pare në lidhje me ekzistencën e një pajisje të paligjshme përgjimi dhe procedurat për sekuestrimin e saj. Zyrtarisht thuhet se ?IMCI Catcher? është pajisja që po përdoret për trajnimin e oficerëve të Policisë së Shtetit, por që prrokuroria dyshon se mund të përdoret për përgjime të paligjshme.Në internet kjo paisje prezantohet si aparaturë që mund të përdoret lehtësisht për përgjime dhe, nëse është përdorur nga Policia për këtë qëllim, atëherë interceptimet janë të paligjshme dhe ky rast mund të shënojë një skandal shumë të rëndë në institucionet e sigurisë në Shqipëri.