Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e mëdha të perrenjve nga mali i Taraboshit kanë krijuar probleme në rrugën turistike të Shirokës, ndonëse ajo është një investim i viteve të fundit.
Në disa segmente të kësaj rruge nga shembjet anësore, rruga është mbushur me gurë, zhavor e baltë dukë krijuar vështirësi në qarkullim, e duke u bërë burim aksidentesh.
Për normalizimin e saj është vënë në dispozicion një fadromë që po bën largimin e këtyre inerteve, por sërish gjendja mbetet problematike.
Ndryshe nga ditët e tjera, qarkullimi ka qenë më i rënduar, ndërsa mjetet janë këshilluar nga punonjësit e Bashkisë të lëvizin me kujdes, pasi balta e përhapur ngado krijon rrëshqitje të automjeteve.
Por për çudi megjithëse kjo zonë është mjaft e frekuentuar dhe problematika e krijuar nga këto rrëshqitje ishte e madhe, asnjë patrullë policie nuk ndodhej aty për të mbajtur nën kontroll gjendjen, apo për të këshilluar drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes.
Rrëshqitjet në rrugën e re tregojnë qartazi se investimi i bërë nuk ka parashikuar mbrojtjen anësore, duke bërë që sistemi i kullimit nga mali i Taraboshit të përfundojë direkt në këtë segment rrugor, e madje deri edhe në trotuar.
Nëse nuk merren masa në kohë situata te tilla mund te përsëriten dhe te krijojnë dëme me te mëdha.
114 milion leke të reja u hodhën për rrugën e re të Shirokës, ndërsa investimi ka më pak se një vit që është inaguruar.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/reshjet-permbytin-rrugen-114-mln-euro-te-shirokes-pa-mbrojtje-anesore/