Tahiri: Policia e Shtetit nuk ka pajisje përgjimi. Prokuroria mund ta verifikojë, s’kemi asnjë merak

2016-05-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se policia e shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi.
Ai pranoi ekzistencën e një paisje me të cilën sipas tij policia e shtetit ka zhvilluar dhe vazhdon të zhvillojë trajnime me policitë europiane, në rastin konkret me atë italiane.
Gazetarja: Zoti. Ministër ku ndodhet paisja e përgjimit dhe si është futur ajo në Shqipëri?
Tahiri: Ju dini që ka një paisje përgjimi?
Gazetarja: Derisa Prokuroria ka nisur një hetim?
Tahiri: Më duhet tu sqaroj se policia e shtetit nuk disponon dhe as ka disponuar dhe as i lejohet të disponojë në të ardhmen një paisje përgjimi. Në policinë e shtetit nuk ka asnjë paisje përgjimi dhe policia bashkë me partnerët nuk ka punuar kurrë dhe as nuk do të punojë, të paktën sa jam unë në detyrë me një paisje përgjimi. Dhe unë jam në detyrë bashkë me drejtuesit e policisë për të garantuar që policia e shtetit bën detyrën pa shkelur ligjin. Ndërkohë në policinë e shtetit ka një trajnim që vazhdon prej disa javësh i cili zhvillohet mbi bazën e një marrëveshje të nënshkruar mes dy qeverive në 2007, ku parashikohet që mes policisë shqiptare dhe policive partnere, në rastin konkret asaj italiane të bëhet shkëmbimi i eksperiencave me metodologjinë më të mirë në rast të hetimit të krimit dhe veçanërisht të terrorizmit. Në këtë kuadër policia e shtetit ka zhvilluar dhe sot që flasim zhvillon dhe do të vazhdojë të zhvillojë në të ardhmen trajnime me policitë partnere. Siç ka bërë policia e shtetit me po të njëjtën paisje edhe në të kaluarën, edhe kur unë nuk kam qenë Ministër, edhe kur këta që flasin sot kanë qenë në qeveri dhe ju ritheksoj nuk bëhet fjalë për një paisje përgjimi. Bëhet fjalë për një paisje fare normale në punën e policisë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-policia-e-shtetit-nuk-ka-pajisje-pergjimi-prokuroria-mund-ta-verifikoje-skemi-asnje-merak/

Free Traffic Exchange