Report TV - Dhunë dhe përplasje me armë mes kushërinjve për makinën

2016-05-16 4

Një aksident rrugor, me pasoja vetëm materiale, ka përfunduar në konflikt fizik mes dy kushërinjve me mbiemër Aga në Farkë të Madhe, në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, gjithcka ka nisur kur shtetasi H.Aga teksa udhëtonte me mjetin e tij është goditur nga mbrapa nga një mjet tip ?Audi? që drejtohej nga kushëriri i tij i parë Shkëlqim Aga. Pas kësaj dy kushërinjtë janë përleshur fizikisht me mjete të forta dhe për pasojë H.aga ka përfunduar në QSUT për mjekim.

Por pas kësaj ngjarja ka vijuar dhe më tej pasi Shkëlqim Aga me të marrë një armë automatik në banesën e tij, ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij dhe pas një konflikti verbal ka qëlluar me armë muret rrethuese të shtëpisë dhe është larguar.

Pas kësaj, është xhaxhai i Shkëlqimit, Xhevdet Aga(polic në komisariatin nr 1) ai që ka çuar më tej konfliktin, duke rrahur nusen e të vëllait,( nënën e Shkëlqimit).

Ndërkohë në këtë ngjarje ëhstë përfshirë edhe nëna e Shkëlqim Agës, e cila ka mblehdur gëzhojat e armës në banesën e kunatit, ku djali i saj qëlloi me armë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehëra dhe 21 copë fishekë.

Ndërkohë në pranga janë vënë Xhevdet Aga, 61 vjeç, me detyrë trup shërbimi pranë stacionit të Policisë Farkë, Komisariati i policisë nr 1, Shkelqim Aga, 37 vjeç dhe V. Aga, 61 vjeçe, banuese në Tiranë.

Free Traffic Exchange