Report TV - Aksidenti në Kavajë, Gjykata lë në burg tre zyrtarët e ARRSH

2016-05-15 3

Gjykaka e Kavajës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për tre zyrtarët e Autoriteteti Rrugor Shqiptarë, të akuzuar për shpërdorim detyre, në lidhje me vendosjen e barrierave pranë vendit ku me 6 maj të këtij viti, në një aksident automobilistik mbetën të vdekur dy fëmijë të mitur 3 dhe 5 vjeç.

Në të njëjtin aksident u plagos rëndë nëna e tyre foshnja e saj 18 muajshe mori plagë të rënda. Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Dritan Fejzon, Drejtor Juridik, Bib Gjomakaj Drejtor Rajonal, si dhe Lekë Tushën, Drejtor i Kolaudimit dhe Cilësisë, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.