Partia Demokratike, duke iu referuar raporteve ndërkombëtare ka deklaruar se në Shqipëri korrupsioni ësHtë i pranishëm kudo dhe pasojat e tij ndihen tek çdo qytetar.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se janë studimet ndërkombëtare ata që tregojnë gjendjen e mjeruar të vendit.
"Studimi i fundit i Southeast Europe Leadership for Development and Integrity mbi korrupsionin në Shqipëri për vitin 2016 tregon se numri i qytetarëve që pranojnë se ju është dashur të paguajnë rryshfet për të marrë shërbimin që ju takon u rrit me 5 % krahasura me vitin paraardhës. Plot 49.6 % apo 1 në çdo 2 qytetarë janë detyruar të japin rryshfet në këmbim të marrjes së shërbimeve të detyrueshme falas në zyrat e shtetit. Këto të dhëna demostrojnë vetëm njërën anë të përkeqësimit të situtatës së korrupsionit në Shqipëri, sepse siç deklaron raporti vjetor i Departamentit Amerikan i shtetit korrupsioni është i kudogjendur. Në dy vjet 2.2 miliardë euro u janë vjedhur shqiptarëve nga doganat, tatimet, tenderat, koncesionet, CEZ, OSHEE etj." tha Zhupa.