Optimizmi i Metës: Në vjeshtë marrim rekomandimin për hapjen e negociatave

2016-05-15 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga SHBA kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur optimist se në vjeshtë, KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim ne BE.
Duke folur në një seri institutesh politike në Washington, kryeparlamentari, tha se vendimi pozitiv i KE, është i mundur nga miratimi i reformës në drejtësi, një reformë e vështirë, e cila më së pari prek sistemin.
Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit në Qendrën Woodrow Wilson: ?Për momentin ne jemi të i fokusuar në reformën në drejtësi, pra edhe Parlamenti ashtu si edhe unë vetë jemi të fokusuar në këtë proces. Njëkohësisht, edhe fokusi i SHBA-ve dhe Bashkimit Europian është përqendruar në miratimin e kësaj reforme, që është e një rëndësie madhore. Së pari për të rritur standardet e sundimit të ligjit në vend dhe në drejtim të forcimit të ligjit. Për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për të përmirësuar akoma më tepër klimën për investitorët, ? tha z. Meta. ? Së dyti, ne synojmë hapjen e negociatave për t?u anëtarësuar ne Bashkimin Europian dhe reforma në drejtësi është një kusht i qartë për këtë hap. Jam sigurt se nga vjeshta ne do të kemi një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që do të jetë një rrugë e gjatë gjithsesi. Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor. Dhe ne e filluam nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vlerësimit, që do të pastrojë sistemin?

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/optimizmi-i-metes-ne-vjeshte-marrim-rekomandimin-per-hapjen-e-negociatave/

Free Traffic Exchange