“Dhuna dëmton vizat e integrimin” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria dhe opozita në Kosovë duhet të shmangin dhunën dhe të tregojnë maturi në mënyrë që të mos dëmtojnë procesin e vizave dhe atë të integrimit. Deklarata është bërë nga nënkryetarja e Parlamentit Europian, njëherësh raporterja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek. Zyrtarja e lartë e unionit ka deklaruar për mediat në Prishtinë, se rikthimi i dhunës në kuvend ndikonte negativisht në përgjigjen që do të marrë parlamenti dhe Këshilli Evropian. Lunacek është ndalur edhe te nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, duke thënë se përcaktimi i kufirit është një detyrim që vjen edhe nga rekomandimi i Komisionit Europian. Te premten nënkryetarja e Parlamentit Europian dha një intervistë edhe për mediat në Serbi. Ajo deklaroi se Beogradi zyrtar nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa njohur më parë Kosovën si shtet. - See more at: http://vizionplus.al/dhuna-demton-vizat-e-integrimin/#sthash.U1x5iDsa.dpuf

Free Traffic Exchange