Report TV - Raporti i policisë greke: Droga në kamion me çokollatë drurë e gurë

2016-05-15 12

Organizata kriminale shqiptaro-greke vepronte si një trup i vetëm, duke mos braktisur asnjë bashkëpuntor edhe nëse ai arrestohej nga policia. Familja e të arrestuarit mbështetej financiarisht me para të thata, ndërkohë që njëherësh ofrohej pagesa edhe për avokatët mbrojtës që do mbronin të arrestuarit në gjyq. Kjo frymë kishte krijuar një unitet mes anëtarëve të grupit, të cilët kanë vepruar në këtë trafik për dhjetëra vite me rradhë. Për shkak se territori i organizatës ishte zgjeruar ndjeshëm, ku sipas raporteve të policisë helene thuhet se grupi ishte ndarë në tre celula kruesore, me qendër në Sarandë, ku qëndronte,drejtonte e financonte, Kelmend Balili, i cilësuar si ?Eskobari i Ballkanit?.

Në Athinë vepronte Georgios Alifantis bashkëpunëtori më i ngushtë i Balilit dhe njëkohësisht koordinatori i trasnportit, depozitimit të përkohshëm dhe shpërndarjes nëpër Greqi të kanabis të papërpunuar.Ndërkohë që në Bruksel vepronte me të drejta të deleguara një tjetër drejtues Shqiptar që quhet Dhimitër Poti së bashku me vllanë Xhevahir Poti.

Free Traffic Exchange