Report TV - Ja si funksionon faqja në web e vrasësve shqiptarë me pagesë

2016-05-15 20

Shqiptarja.com ka mundur të futet në pjesën e errët të internetit ?Dark Ueb? edhe në faqen e Besa Mafia që u zbulua dy ditë më parë nga një haker, i cili mundi të marrë nga websiti materiale për vrasësit me pagesë, mes tyre shqiptarë, të dhëna që ende nuk janë bërë publike por tregojnë për ekzistencën e vrasjeve me porositje nëpërmjet Dark Web ku ndodhet dhe faqja e Besa Mafia. Por si funksionon Dark ëeb ose rrjeti i rrjeti i errët që operon brenda internetit. Me t'u lidhur në ueb, arrin të kesh akses në një shumëllojshmëri përmbajtjesh dhe sitesh ku nuk mund të futesh me mjetet tradicionale të kërkimit si Google apo Bing. Është një lloj klubi privat gjysmë sekret ku lejohen të futen vetëm anëtarë të caktuar. Siç shpjegojnë ekspertët nuk kemi vetëm një ?Dark Ueb? të vetëm, por shumë të tillë, disa kanë akses të lirë ndërsa disa të tjerë kërkojnë që të paguash për të hyrë. Dark Web është ndryshe nga interneti tradicional, ku të gjithë vizitojnë Facebook, Google bëjnë blerje online dhe lexojnë lajme. Kjo faqe operohet nga mafia shqiptare që ka përdorur fjalën Besa në kuptimin e besës, fjalës së dhënë, kodi i tyre i nderit është ?Premtimi mbetet premtim?. Ky grup mund të kryejë vrasje por dhe shërbime të tjera kriminale dhe mund të paguhet me anë të monedhave elektronike Bitcoin mbi të gjitha gjithçka mbetet e fshehtë dhe e pa zbulueshme nga autoritetet. Grupi tregon se përdor trafikantë droge që mund të kryejnë krime, vrasje, plagosje sipas kërkesave për një shumë të caktuar parash. Besa Mafia tregon se ka shtrirje në SHBA, Canada, Europë. Në faqe shkruhet se që prej vitit 2012 kur ky portal u krijua janë kryer 1035 vrasje. Besa Mafia tregon për shërbimet e saj që nga pjesëtarë bandash që mund të kryejnë një vrasje duke filluar nga 5000$ deri në ish-ushtarakë profesionistë që mund të vrasin me snajper nga 30 mijë deri në 120 mijë dollarë. Grupi tregon se mund të rrahë dhe persona pa i vrarë ata, mund të djeg banesat dhe makinat e tyre dhe mund të shesi armë. Sigurisht që gjithçka kundrejt një vlere të caktuar parash, rrahjet mund të kushtojnë nga 500 - 2000 dollarë por pagesa nuk bëhet në dollarë por në monedha elektronike Bitcoin.