Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Gjirokastra ku ka vizituar shtëpinë e lindjes, tashmë të shndërruar në Muze, gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare vlerësoi se klasa politike duhet t?i përgjigjet kërkesave të popullit, duke e kryer proçesin e dekriminalizimit, që e cilësoi të detyrueshme të bëhet. Kadare tha se Shqipëria ka çdo mundësi për të ecur përpara dhe është në stadin më kulmor të saj.
Nga Gjirokastra ku pati një takim të hapur me lexuesit, shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare e ka cilësuar proçes jetësor për Shqipërinë, dekriminalizimin.
Kadare: Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën politike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron dot. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një prove, por është e detyrueshme të kryhet.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-kadare-populli-do-ta-detyroje-politiken-i-detyrueshem-te-kryhet/