Report TV - Basha në Kukës: 100 mln euro subvencione direkte për fermerët

2016-05-14 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka diskutuar më banorët e Kukësit dhe fshatrave të tij platformën qeverisëse të demokrateve. Sipas kreut demokrat, Kukësi është ndër qytetet me papunësinë më të madhe në vend, qytet i diskriminuar nga mbështetja me fonde e qeverisë dhe më i prekuri nga emigrimi gjatë këtyre tre viteve të fundit.

Gjatë këtij takimi të Bashës, shitësit dhe përfaqësues të ndryshëm të biznesit të vogël theksuan se gjendja është përkeqësuar thellë që nga viti i shkuar dhe se nuk ka asnjë premisë për tu përmirësuar.

Duke krahasuar 2015-ën me fillimin e 2016-ës, banorët thonë se xhiro ka rënë me 50%.

"Investimet në infrastrukturë që hapin vende pune dhe subvencionim të industrive që punësojnë të rinj janë rrugët e zgjidhjes së kësaj situate", theksoi lideri i opozitës.

Shqetësimit të tregtarëve për rënien e xhirosh, Basha tha se qeveria e PD do të ulë në 9% tatimin për biznesin, ndërsa për pagat deri në 35 mijë lekë të reja, tatimi do të jetë zero.

"Do t?i ulim taksat, 9 për qind do ta çojmë tatimin për biznesin. Tatimin mbi të ardhurat personale deri në 350 mijë lekë do të jetë zero, mbi 350 mijë lekë për pjesën e shtuar do të jetë 9 për qind e sheshtë dhe jo 13 e 23 siç e kanë këta. E gjitha kjo do të rifusë në qarkullim gjithë ekonominë e vendit, afro 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje. Zgjidhje janë investimet që hapin vende pune. Zgjidhje është subvencione për industrinë që hap vende pune për të rinjtë", u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike vizitoi familjen e Korab Bajraktarit, familje e persekutuar që ka kaluar vite në burgje dhe internime dhe që vazhdon të persekutohet nga qeveria aktuale duke i larguar djalin nga puna, me rrogën e të cilit mbahej e gjithë familja.

Zoti Basha u ndal edhe në familjen e Mereme Bytyçit, sanitare e pushuar nga puna e cila gjithashtu ka bashkëshortin invalid dhe një fëmijë të sëmurë paraplegjik dhe në mënyrë të padrejtë pas 7 vitesh i kanë përgjysmuar dhe KEMP-in.

"Ministria e Shëndetësisë ka bërë një krim të madh me familjen tënde por ka bërë një krim të madh me mijëra familje shqiptare. Për ty dhe për familjet që janë në hall njësoj si familja jote do të kenë KEMP-in të plotë për t?ju mbështetur në këtë situatë kaq të vështirë që ju duhet ta ballafaqoni, aq më shumë që nusen ua kanë pushuar nga puna dhe ju vetë keni kushtet e invaliditetit".

Kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj pozitivisht kërkesës për një takim nga 32 sanitareve të larguara padrejtësisht nga puna në spitalin e Kukësit.

Shumica kishin rreth 20 vite pune e më të paktat 10 vite.

Ato thonë se ndonëse u është komunikuar se janë larguar për gjoja shkurtim të organikës por në fakt janë zëvendësuar me të tjerë.

Free Traffic Exchange