Ndryshojne rregullat per PPP - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-14 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për të forcuar rregullat në dhënien e koncesioneve, Këshilli i Ministrave përmes një vendimi bën kusht të domosdoshëm matjen e efekteve që ky partneritet publik privat ka në ekonomi. Nëse në studimin që do të bëjë komisioni i vlerësimit të ofertave, kostot për ekonominë shqiptare janë më të larta atehërë qeveria nuk mund të firmosë kontratën. Autoriteti kontraktues, bazuar në raportin përmbledhës të hartuar nga komisioni i koncesionit/PPP, me vendim përcakton: a) shtyrjen ose refuzimin e plotë të zbatimit të projektit. Bazat për ndërprerjen mund të përbëhen nga provat thelbësore të mungesës së mundshme të fizibilitetit të projektit/alternativave që janë analizuar. Prova të tilla krijohen në bazë të krahasimeve paraprake të përfitimeve dhe kostove të përdoruesve, të informacionit për mungesën e fizibilitetit/përshtatshmërisë financiare apo të konkluzionit .Po ashtu pikët bonus që i jepen në tender firmës që ka bërë propozimin e pakërkuar tashmë miratohen nga qeveria.Këshilli i Ministrave, në bazë të propozimit të autoritetit kontraktues, miraton me vendim pikët që i jepen si bonus për propozuesin.FMN nënvizoi në shkurt, pas miratimit të dy kësteve të kredisë për Shqipërinë që Ministria e Financave duhet të bëjë një studim fizibiliteti dhe analizë kosto-përfitim për çdo partneritet me privatin. Fondi tashmë ka në dorë edhe projektin e firmës E-MPOS që ka këkruar koncesionin e tvsh-së dhe do të sjellë propozimet në ministrinë e financave për këtë kontratë.