Zgjedhjet në Maqedoni drejt shtyrjes - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni po shkojnë drejt shtyrjes. Shqetësimeve te opozitës dhe partive shqiptare se kushtet per mbajtjen e tyre nuk jane plotësuar u është bashkuar edhe vete Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Institucioni përgjegjës per zhvillimin e tyre ka konstatuar parregullsi qe lidhen me numrin e votuesve ne disa njësi zgjedhore, çka ve ne rrezik procesin. Mbajtja e zgjedhjeve ne 5 qershor ne këto kushte eshte ne kundërshtim me kodin zgjedhor. Shqetësimi i është përcjellë qeverise, ministrive dhe kreut te kuvendit, Veljanovksi. Tre parti kryesore ne vend LSDM dhe dy forcat shqiptare BDI dhe PDSH edhe ne takimin me te dërguarin gjerman Hajndel propozuan rikthimin ne funksion te kuvendit, qe nënkupton rimbledhjen e tij për shtyrjen e datës se zgjedhjeve. Nje tjetër kërkese ishte edhe tërheqja e presidentit Ivanov nga vendimi per faljen e politikaneve nen hetim. Fushata zgjedhore ne Maqedoni sipas parashikimit duhet te nise ditën e hënë, por ne Komision listen me kandidate per deputete e dorëzoi vetem partia e ish-kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE. Edhe raporti i OBSE/ODIHR vlerëson se atmosfera politike mbetet e tensionuar dhe nuk ekzistojnë kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.