Report TV - Skeda/Ja kush është Shukri Xhelili

2016-05-13 55

Shukri Xhelili tashmë ish-kyetari i Bashkisë së Dibrës ka lindur në këtë rreth dhe ka ushtruar aty aktivitetin e tij tregtar dhe politik.

Xhelili është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, ka nisur të punojë si mekanik në një ofiçinë në Peshkopi, e për tu bërë më pas Kryetar i Degës Furnizim-Shpërndarje.

Në 1993 ai u bë specialist në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit Dibër ku punoi deri në vitin 1996.

Më pas ai është marrë me biznes duke u tërhequr nga jeta politike,ndërsa në 2013 arriti të kualifikohej si drejtor i Sigurimeve Shoqërore, në Dibër.

Në zgjedhjet lokale të 2015 ai fitoi garën për kryetar bashkie të Peshkopisë përballë kandidatit të djathtë Ilir Krosi që ishte në detyrë prej 11 vitesh.