Vritet shefi i Hezbollahut - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-05-13 3

Komandanti më i lartë ushtarak i lëvizjes së Hezbollahut në luftën siriane ka mbetur i vrarë në Damask. Lajmin e bëri të ditur vetë organizata ushtarake me bazë në Liban. Mustafa Amine Badreddine humbi jetën në një shpërthim të fuqishëm pranë aeroportit të kryeqytetit sirian, siç pohon Hezbollahu në një deklaratë të publikuar në rrjetin e tij Al Manar.