Përplasja - Kryebashkiaku Veliaj ka 7 pyetje për Presidentin Nishani - Ora News-

2016-05-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas vendimit të Presidentit Nishani se do të padisë kryebashkiakn Veliaj për shpifje, ky i fundit ka reaguar, duke kërkuar nga kreu i shtetit 7 përgjigje për 7 pyetje.
Në një deklaratë për mediat, Veliaj ngrit disa pyetje që atë e shqetësojnë dhe përgjigjen e pret nga Nishani.
Erion Veliaj: Sot nga kjo punë po shqetësohet Basha, Berisha dhe Nishani dhe sot po përsëritet e njëjta gjë, po bllokohet cdo përpjekje për ta nxjerrë Tiranën në dritë.
Kam disa pyetje të tjera në këtë kontekst për Presidentin e Republikës
1-A i ka thirrur Bujar Nishani gjyqtarët kyc për ti kërkuar që të impenjohen kundër bashkisë së Tiranës për çështjet që ata i kanë në dorë.
2-A i ka thirrur Bujar Nishani prokurorët për ti kërkuar për të hapur çfarëdo lloj cështje vetëm që të pengohen punët publike të bashkisë së Tiranës.
3-A ka porositur SHISH, Bujar Nishani që të mobilizohet kundër bashkisë me të gjitha mënyrat për të njollosur punët në Tiranë?
4-A është presion thirrja nga Presidenti i të gjitha institucioneve nën hyqmiin e tij kundër bashkisë së Tiranës siç bëri dje?
5-A i ka kërkuar Presidenti i Republikës drejtuesve të KLSH që të ketë një prezencë permanente në bashkinë e Tiranës edhe për punë dhe kanetier që ende nuk janë hapur dhe nuk janë filluar akoma vetmë që mos ecin punët në Tiranë?
6-A e ka caktuar kolegjin zgjedhor Presidenti i Republikës që këta gjyqtarë specifikisht ti bien këtij gjyqi?
7-Edhe pse është alertuar nga këshilltarët e tij, a e ka aprovuar shkeljen e radhës së gjykimit në mënyrë nepotike nga njerëz me konflikt interesi?

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kryebashkiaku-veliaj-ka-7-pyetje-per-presidentin-nishani/