Report TV - Tregtari i ilaçeve Dhimitër Poti është baroni i drogës së Balilit

2016-05-13 13

Dhimitër Poti, biznesmeni nga Saranda, ish-pronar i kompanisë së ilaçeve ?Chim Prod? që po hetohet për pastrim parash nga njësia Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës, rezulton të jetë njeriu kryesor i drejtimit të grupit kriminal të trafikut të drogës në disa shtete të Bashkimit Europian, grup në të cilin sipas autoriteteve greke bën pjesë dhe drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili ose ?Keli?.

Në muajin nëntor 2015, 50-vjeçari Poti që aktauliasht është shpallur në kërkim u investigua nga gazeta ?Shqiptarja.com? lidhur me 5 transaksione të dyshimtë nga Greqia në llogaritë bankare të kompanisë ?Chim Prod?. Këto transferta shkonin në vlerën e 826 mijë eurove, ndërkohë që një pjesë e kësaj shume u sekuestrua me urdhër të prokurorisë.

?Shqiptarja.com? zbulon se Dhimitër Poti me banim në Belgjikë njihet me pseudonimin ?Walter?, dhe zotëron në këtë shtet një kompani me emrin ?RDGL Group BVBA?. Kompania që ndodhet në rrugën ?Brixtonlaan 1930 Zaventem (Bruksel) administrohet nga anëtarët e një familje si Xhevavir Poti dhe Dhimiter Poti, të cilët kanë deklaruar një xhiro vjetore prej 15 mijë euro.