Report TV - "Shullazi" kamerat s'kanë filmuar kërcënuesit e Konit dhe Kules

2016-05-12 1

Dy kamera me emërtimet ?Entrance 55? dhe ?Entrance 55-2? të instaluara në ambjentet e jashmë të hotel ?Sheraton? në Tiranë janë sekuestruar nga policia me shpresën se do të mund të indetifikonin personat që kanë kërcënuar dy profesorët Mynyr Koni dhe ish-rektorin e Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Në dokumentacionin që disponon gazeta ?Shqiptarja.com? rezulton se kamerat janë instaluar në zonën e postobllokut të hotelit të njohur, ku disa metra nga postoblloku mendohet se disa persona kanë ndaluar Konin dhe Kulen, duke i kërkuar që të tërhiqeshin nga gara për rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Mirëpo në dokumentat që zotëron gazeta ?Shqiptarja.com? rezulton se pamjet filmike nuk kanë arritur të identifikojnë asnjë person, kjo pasi ata ndodhen brenda dy automjeteve, edhe këtë të paidentifikuara nga targat.