?Reforma në drejtësi duhet të miratohet me shpejtësi dhe cilësi?. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në ?45 minuta? nga Denis Minga në Report Tv.
Ndryshe nga qëndrimi i shprehur nga kryetari demokrat, Lulzim Basha, Duka thotë se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me përmbushjen e reformave. ?Edhe koha ka rëndësinë e vet. Ne kemi humbur shumë kohë, e gjithmonë na duket vetja sikur jemi në kërkim të kohës së humbur. Duhet të një sinkronizim mes kohës dhe cilësisë. Por reforma në drejtësi duhet të miratohet me shpejtësi dhe cilësi?, u shpreh Duka.
Ndërsa po ashtu, Duka cilëson të rëndësishëm edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të garantuar zgjedhje me standarde. ?Gjithsesi, edhe reforma zgjedhore nuk duhet të lihet pas dore. Nëse lihet për momentin e fundit, do të rrijë kështu siç është, pa korrigjuar asnjë lloj defekti?, tha Duka.
I pyetur se ku do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato të pas një viti, Agron Duka thekson se zona e tij e preferuar është Durrësi, por nuk përjashton si mundësi as Qarkun e Tiranës.