Shtyhet seanca për pallatin tek diga, dorëhiqet gjyqtarja Alkelina Gazidede- Ora News

2016-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Administrative shtyu për në datën 13 maj dy gjyqet e parashikuara për sot në lidhje me pallatin pranë digës në zonën e liqenit.

Gjyqi parë ishte shqyrtimi i kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj për përjashtimin e trupit gjykuese që do të shqyrtonte kërkesën për anulimin e projektit për ndërtimin e pallatit. Ndërsa gjyqi i dytë ishte padia e firmës së ndërtimit ndaj IKMT, pasi kjo e fundit kërkonte pezullimin e lejës së ndërtimit.

Mësohet se një prej gjyqëtareve të trupit gjykues, Alkelina Gazidede ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, por Veliaj ka kërkuar edhe dorëheqjen e relatorit të çështjes.

Menjëherë pas këtij vendimi, reagoi edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se fituam betejën e parë, por jo luftën.

"Mirenjohje te gjitheve nga zemra - fituam betejen e pare, por jo luften! Do vazhdojme gjer ne fund, bashke, per Tiranen qe ndryshon cdo dite", shkruan Veliaj në Twitter.

Ndërkohë që të dy këto procese gjyqësore u paraprinë nga një protestë e bashkisë së Tiranës e mbështetur edhe nga shoqëria civile.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pallati-t...

Free Traffic Exchange