Report TV - Samiti i NATO-s në Tiranë diskutohen masat e sigurisë

2016-05-11 3

Samiti i NATO-s që do të mbahet në Tiranë nga data 27-30 maj, ka mbledhur këtë të mërkurë në një takim, krerët e Policisë së Shtetit, të Policisë së Tiranës, përfaqësues të SHISH, të Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë Ushtarake dhe agjensive të tjera ligjzbatuese.

Burime nga takimi thanë për ?Report TV?, se pjesë e diskutimeve mes përfaqësuesve të Policisë dhe atyre të institucioneve të tjera, ka qenë mënyra se si do të zbatohet plani i masave të sigurisë. Mësohet se tashmë janë përcaktuar grupet e shoqërimit të delegacioneve, nga aeroporti i Rinasit për në Tiranë, apo nga hotelet ku do të akomodohen e deri në Pallatin e Kongreseve.

Në sallën e madhe të tij është diskutuar po ashtu edhe mënyra se si do të bëhet sigurimi i personaliteteve dhe objektet që do të merren në ruajtje. Hotelet ku do të akomodohen përfaqësuesit e delegacioneve, janë shtatë dhe në të gjithë ata pritet të ketë masa të larta sigurie.

Në do njërin prej tyre është parashikuar të instalohen ura kontrolli. Problemi më i madh i konstatuar gjatë takimeve, ka qenë ajo e sigurimit të skanerave, për të kontrolluar çantat e njerëzve që do të frekuentojnë hotelet pallatin e kongreseve, para dhe gjatë samitit të sigurisë. Pritet që në ditët në vazhdim deri para nisjes së samitit, të ketë edhe takime të tjera për të përcaktuar më në detaje planin e masave të sigurisë.

Free Traffic Exchange