Report TV - Tiranë, arrestohet me drogë ish-polici i akuzuar për korrupsion

2016-05-11 4

Ish-efektivi i policisë rrugore i pezulluar dhe i proceduar penalisht, tri muaj më parë për akuzën e mitmarrjes, arrestohet për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.

Bashkë me të është arrestuar edhe djali i tij i dyshuar s ii përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Altin Çela, 43 vjeç, si dhe Xhon Çela 21 vjeç, të dy banues në Kamëz, u arrestuan nga policia këtë të hënë pasi atyre iu kap dhe iu bllokua një sasi lënde narkotike.

Ata u kapën pasi fillimisht janë konstatuar me dy doza me lëndë të dyshuar "Cannabis Sattiva", që mësohet se ishte përgatitur për t?u shitur.

Ndërkaq gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e ish- efektivit të policisë rrugore në Kamëz, u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 qese farmacie, me 45 gramë marijuanë, 7 granata dore difensive, 6 ndezës detonatorë me mashë si dhe 12 copë krëhëra me fishekë.

Nga hetimet e policisë, është ngritur dyshimi se ish- polici, bashkë me të birin mund të merreshin me shitje të lëndëve narkotike, kryesisht marijuanë në zonën e Kamzës. Ish- efektivi i policisë Altin Çela u arrestua më tepër se tre muaj pas pezullimit të tij, si person i dyshuar për mitmarrje, ndërsa ishte në shërbim si punonjës i policisë rrugore.

Ai ishte filmuar duke marrë ryshfet nga një drejtues mjeti, duke mos i vënë këtij të fundit gjobë. Menjëherë pas denoncimit të tij, Çela u pezullua nga detyra dhe u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku edhe iu komunikua masa e pezullimit. Pas kësaj mase kreu i Policisë së Shtetit vendosi edhe përjashtimit nga rradhët e uniformave blu të Çelës.

Ndërkaq ndaj tij në prokurorinë e Tiranës, u referua materiali për veprën penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?. Tashmë kjo çështje është në hetim në prokurorinë e Tiranës.

Free Traffic Exchange