PD: “Escobari i Ballkanit” i lidhur me Tahirin dhe drejtues të lartë të policisë- Ora News

2016-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sikundër kishte paralajmëruar një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha, Partia Demokratike publikoi sot fakte të cilat sipas saj implikojnë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe funksionarë të emëruar prej tij, në kultivimin dhe trafikun ndërkombëtarë të drogës.
PD iu referua Drejtorit të Transportit në Sarandë, Klement Balili, të cilin autoritetet greke dhe shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë, e kanë cilësuar si një ndër kokat e një organizate kriminale të narkotrafikut.
Klemend Balili është konsideruar nga mediat greke si baroni i drogës apo ?Escobari i Ballkanit?.
PD thotë se ?nga informacionet e brendshme të oficerëve me integritet në Policinë e Shtetit, partnerëve ndërkombëtarë, dhe strukturave të hetimit të specializuara në Shqipëri, që kanë hetuar shtetasin Klemend Balilaj,rezultojnë lidhje të tij të forta nëpërmjet ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtues të lart të Policisë së Shtetit?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pd-escobari-i-ballkanit-i-lidhur-me-ministrin-tahiri-dhe-drejtues-te-larte-te-policise/

Free Traffic Exchange