Report TV - Debate në PD, Pollo përplaset me ambasadorët Lu e Vlahutin

2016-05-11 0

Mbledhja e ambasadorëve të SHBA dhe BE, Donald Lu e Romana Vlahutin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, është shoqëruar me debate.

Ka qenë deputeti i PD, Genc Pollo ai që e ka cilësuar presion nga ana e ambasadorëve, insistimin e tyre për miratimin e reformës në drejtësi.

Në përgjigje, Vlahutin i ka kujtuar ligjvënësve demokratë se nëse nuk miratohet reforma në drejtësi, atëherë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, do të bllokohet për të paktën 3 vjet.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu i cili ka theksuar se ambasadorët nuk do të kapërcejnë ?vijën e kuqe?, por reforma në drejtësi është kryefjalë e të gjitha reformave për Shqipërinë.

Free Traffic Exchange