Report TV - Dhunoi gazetarin, prokuroria: Arrest me burg për presidentin e “Kastriotit”

2016-05-11 1

U arrestua si person i dyshuar për dhunën ndaj gazetarit Sportiv Eduart Ilnica prokuroria kërkon arrest me burg për presidentin e klubit sportive Kastrioti Alban Voglin.

Kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Voglit u depozitua këtë të mërkurë në gjykatën e Tiranës ndërsa pritet që të enjten ora 10:30 gjykata të shqyrtojë këtë kërkesë.

Dhe pse zyrtarisht Vogli nuk ka mbajtur asnjë qëndrim qoftë nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës burime për ReportTv bënë me dije se ai ka mohuar akuzën gjatë takimit me oficerët e policisë gjyqësore duke u shprehur se nuk ka dhunuar gazetarin dhe nuk e njeh atë.

Paçka këtij qëndrimi prokuroria ka arritur të ngre akuzën e goditjes për shkak të detyrës ndaj gazetarit Ilnica duke akuzuar për dhunimin Alban Voglin.

Ilnica u dhunua mbrëmjen e 9 Majit teksa kthej në banesën e tij pranë Zogut të zi në Tiranë ndërsa 6 orë më pas policia e Tiranës mundi të ndalojë Alban Voglin.

Vetë Ilnica për mikrofonin e ReportTv nga spitali akuzoi Voglin për dhunimin e tij.

Ndërkohë për zbardhjen e kësaj ngjarje policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar si bashkëpunëtor si dhe ka sekuestruar disa pamje filmike të bizneseve në zonë për të zbardhur dhunimin e gazetarit.

Free Traffic Exchange