GJYKIM I SHKURTUAR PËR FRROKUN.mpg - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka pranuar këtë të mërkurë gjykimin e shkurtuar për ish-deputetin kristian-demokrat Mark Frroku, në lidhje me vrasjen e ndodhur në Belgjikë në 1999. Në rast se dënohet nga Gjykata, Mark Frroku përfiton nga gjykimi i shkurtuar uljen me 1/3 e dënimit.Po i njëjti trup gjykues, nuk pranoi gjykimin e shkurtuar për të akuzuarin tjetër Kristian Mariani, ndaj të cilit do të ndiqet procedura e zakonshme. Kështu, dosja e Frrokut u veçua nga ajo e Marianit, deri në përfundim të hetimeve. Frroku akuzohet për ?vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim?, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, kur pas një përleshjeje, ka mbetur i vdekur Aleksandër Kurti. I pandehuri Frroku dhe 3 bashkëpunëtorët e tij sipas Prokurorisë, e kanë vrarë Kurtin, për shkak të përplasjeve në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit.

Free Traffic Exchange