Report TV - Basha: Reforma edhe mund të zgjasë, rëndësi cilësia, jo afati

2016-05-11 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh pas takimit me ambasadorët, se reforma në drejtësi mund të zgjasë në kohë. Shefi i opozitës theksoi se përpara afateve, rëndësi ka produkti i saj. ?Reforma në drejtësi edhe mund të zgjasë. Rëndësi ka produkti i saj, jo afati?, u shpreh Basha.

Kryetari demokrat theksoi se PD ka qenë mbështetësja më e qartë dhe më e vendosur për reformën në drejtësi.

Sipas tij, kushti i vetëm i PD, është moskapja politike e sistemit të drejtësisë. ?Kushti i vetëm i PD, deri në realizimi n e tij, është moskapja politike e drejtësisë. Jetojmë në një vend që ka historinë e kapjes politike të drejtësisë?, tha Basha.

Kreu i PD akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Rama se po kërcënon gjyqësorin. Ai tha se deklarata e kryeministrit për mandatin e Koço Kokëdhimës është kërcënim i hapur për gjyqtarët.

Sipas tij, ambasadorët nuk lanë një PD nervoze, ndryshe takimi dje me PS-në, kur Rama kërcënoi Gjykatën Kushtetuese.

?Presionit politik duhet t?i rezistojë gjyqësori i reformuar. Oligarkia sot i ka vënë vetes një damkë turpi. Ambasadorët nuk lanë një PD nervoze për reformën në drejtësi, për të kaluarën, të sotmen dhe të nesërmen e saj. Ka një problem nervoziteti dhe mori formën e plotë me kërcënimin e Edi Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet të merremi politikisht me këtë problem dhe t?i themi Edi Ramës se tejkalimi i frikës e paranojës së tij do të ndodhë me hir e me pa hir se Shqipëria do të ketë një sistem drejtësie të dënojë nga kryeministri, ministrat e me radhë?, tha Basha.

Ai theksoi sërish kërkesën e opozitës për një tryezë politike me kundërshtarët me qëllim arritjen e konsensusit.

?Ne do të punojmë sëbashku me partnerët tanë sicc kemi punuar, edhe për të sjellë kundërshtarët tanë politik në një tryezë konsensusi për hir të Shqipërisë, shqiptarëve e brezave që do të vijnë?, theksoi Basha.