http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i aksidenteve ka mare përmasa te frikshme ketë fillim maji. Edhe bilanci është tronditës: vetëm ne dhjetë ditët e para të muajit kane humbur jetën 7 persona mes tyre dy femije, e kane mbetur te plagosur 13 të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës rreth orës 03:35, një tjetër aksident i ka marrë jetën një 30-vjeçari nga Vlora. Edison Kosova po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon mallrash. Policia ka shoqëruar shoferin Rami Rama. Ndërkohë pasditen e të martës nënë e bir kanë mbetur të plagosur në Bulqizë pasi makina Audi, me të cilën udhëtonin, është rrokullisur disa herë në vendin e quajtur Vajkal. Më herët, në aksin Levan-Vlore humbi jetën edhe një bari 55-vjeçar, i cili u godit fatalisht nga një fuoristradë BMW X6.