Report TV - Vendimi për 17-katëshin te diga Veliaj: Gjyqtarët të korruptuar

2016-05-10 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzon trupën e Gjykatës së Apelit Administrativ se do të favorizojë ndërtimin 17 katësh pranë digës së liqenit artificial të Tiranës.

Nesër është seanca gjyqësore mes Bashkisë së Tiranës dhe firmës së ndërtimet, për pallatet shumëkatëshe poshtë digës së Liqenit dhe shqetësimin e tij, Veliaj e bazon te rrëzimi i kërkesës së Bashkisë së Tiranës, për të ndryshuar trupën gjyqësore.

Kryebashkiaku theksoi se gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen janë familjarët e pronarëve të firmës së ndërtimit te liqeni dhe për këtë shkak, Bashkia ka kërkuar ndryshimin e trupës së gjyqtarëve.

?Bashkia e Tiranë i kanë kërkuar gjykatës, se familjarë të ndërtuesve, të njerëzve që janë aksionerë të kompanive, janë ata që do të gjykojnë çështjen nesër, ndaj bëmë një kërkesë në Gjykatë, se kjo trupë është e manipuluar dhe ne kërkuam ndryshimin e kësaj trupe. S?mund të kemi dy familjarë, njëri që e justifikon lejen dhe një që e rrëzon.
Nuk është shpallur data dhe ora e gjyqit, por në një fshehtësi kriminale, një gjyqtare ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e trupës. Ja pse është emergjente dhe ulëritëse nevoja për reformë në drejtësi. Bashkia e Tiranës nuk është njoftuar për datën dhe as nuk është ftuar si palë?, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, gjyqësori në Shqipëri ka rënë, ndërsa ftoi qytetarët nesër në orën 11:00 përpara Gjykatës së Apelit Administrativ, te ish Ministria e Mjedisit, në Rrugën e Durrësit, për të protestuar kundër ndërtimit te parku i liqenit.

?Kush ka vendosur t?i rrisë fëmijët në këtë qytet, duhet të jetë para Gjykatës. Kush i thotë vetes ambientalist e Shoqëri Civile, nesër të vijë te Gjykata?, tha Veliaj.

Ai i bëri thirrje presidentit Nishani, ish kryeministrit Berisha dhe kreut të PD, Basha që të prononcohen për ndërtimin te diga.

?Fajtor për vendimin e nesërm është Bujar Nishani, Sali Berisha e Lulzim Basha. Ata njerëz që e shkatërruan Shqipërinë kur ishin në pushtet, sot kontrollojnë gjyqësorin dhe nesër do të vendosin për shkatërrimin e Tiranës. Premtimi im publik sot, është sa të kem jetë dhe sa të votohem nga qytetarët e Tiranës, do të mbroj interesat e qytetarëve të Tiranës?, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi gjithashtu se leja te diga e liqenit është krejtësisht abuzive.

?Bordi i digave, që ka kërkuar anulimin e lejeve në gjykatë, ka vlerësuar se është i papërshtatshëm. Rrezikohet jeta e banorëve, pasi blloku i pallateve ndërtohet poshtë digës së liqenit. Në procesin administrativ, Bashkia e Tiranës do të shkojë në gjykatë si palë me inspektoratin e mbrojtjes së territorit, për të kundërshtuar këtë leje?, theksoi Veliaj.

Free Traffic Exchange