Report TV - Vdekja e dy fëmijëve në Kavajë, barrierat u hoqën me vendim gjykate

2016-05-10 0

Shkak i aksidentit ku humbën jetën dy fëmijë të familjes Negollari në Qerret të Durrësit duket se janë barrierat të cilat janë ndërperë në mes të autostradës Durrës-Kavajë.

Por këto barriera janë hequr me një vendim Gjykate. Siç mund ta shikoni në këto faksimile Gjykata Administrative në Tiranë ka vendosur heqjen e barrierave për të lejuar hyrjen në një pikë karburanti.

Kjo pikë karburanti do të ngrihet nga kompania ?Pienvis shpk? me administrator ish deputetin e Partisë Socialiste Pilo Kerri. Por nëse do të ishin këto barriera, dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç të familjes Negollari ndoshta nuk do të humbnin jetën. Kjo për shkak se barrierat e ndërprera kanë hyrë në brendësi të makinës, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy fëmijëve të mitur.

Por në këtë vend ku janë ndëprerë barrierat mungon edhe sinjalistika rrugore dhe shoferët që udhëtojnë në të dy krahët e rrugës nuk orientohen qartë. Pikërisht kjo gjë ka bërë që Alice Negollari të humbte kontrollin e makinës 3 ditë më parë dhe të përplasej me barrierat e ndrëprera.

Free Traffic Exchange