Kreu u bektashinjve takon Sekretarin e Këshillit Papnor, e fton për vizitë në Shqipëri-Ora News

2016-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka mbërritur në selinë e shenjtë të Vatikanit, ku pritet që ditën e mërkurë të takohet me Papa Françeskut.
Kreu i bektashinjve u prit këtë të martë nga Sekretari i Këshillit Papnor për marrëdhëniet ndërfetare, Imzot Augusto Kiksod Miguel.
Në takim u fol për dialogun ndërfetar, për kontributin e Papa Françeskut për afrimin e paqen ndërmjet popujve, kombeve e komuniteteve fetare.
Kryegjyshi i Bektashinjve e falënderoi Sekretarin e Këshillit Papnor për pritjen dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kreu-u-bektashinjve-takon-sekretarin-e-keshillit-papnor-e-fton-per-vizite-ne-shqiperi/