Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin takuan sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste në vijim të axhendës së tyre intensive për reformën në drejtësi.
Gjatë kësaj mbledhje, kryeministri Edi Rama ka shprehur rëndësinë e reformës në drejtësi, ndërsa ka theksuar se Shqipëria nuk mund të mbijetojë pa Bashkimin Europian.
Ai ka theksuar se grupi parlamentar i PS mbështet projektin kushtetues të ekspertëve të EURALIUS e OPDAT. ?Shqipëria pa BE-në nuk mund të mbijetojë. Reforma do të miratohet në bazë të komisionit të Venecias. PS mbështet projektin Kushtetues dhe konsensusin me opozitën?, është shprehur Rama.
Nga ana e tij, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka qenë i prerë kur ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të miratohet pa humbur kohë. ?Deputetët duhet të votojnë sa më parë reformën në drejtësi?, është shprehur ambasadori Donald Lu.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka thënë se PS është gati të votojë draftin e ekspertëve të EURALIUS e OPDAT. ?Partia Socialiste është angazhuar për të miratuar reformën në drejtësi brenda afatit?, është shprehur Ruçi.
Nga ana e saj, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka përsëritur se reforma në drejtësi është me rëndësi për integrimin e vendit në BE. ?Reforma në drejtësi është një moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë në BE?, ka thënë Vlahutin.
Pas takimit me grupin e PS, ambasadorët Lu e Vlahutin morën pjesë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mbledhjen e drejtoi kryetari i i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, pasi kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
16:25 Kryeministri Rama: Mesazhi i ambasadorëve, shkon për PD
Kryeministri dhe njëherazi kryetari PS, Edi Rama, u shpreh për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist me ambasadorët, se PS është e gatshme ta votojë reformën në drejtësi.
Shefi i mazhorancës theksoi se takimi i ambasadorëve me grupin e PS dhe deklaratat e tyre për reformën në drejtësi, janë mesazhe për Partinë Demokratike, që të sqarojë pozicionin e saj.
Sipas tij, po të varej gjithçka nga mazhoranca, reforma në drejtësi do të ishte votuar.
?Ambasadorët i bien pragut, ta dëgjojë dera. Dera nuk është këtu. Jemi tërësisht në mbështetje për të realizuar reformë në drejtësi. Po të ishte për ne, do të ishte votuar. Ambasadorët erdhën këtu, jo sepse kërkuan të marrin në dorë qeverisjen e Shqipërisë, as për të vënë kandidaturën për të drejtuar PS, as për të shprehur ndonjë nënvlerësim, apo përçmim për ne, siç u ngutën të thonë zëdhënësit e politikës më të vjetër, por sepse, përfaqësojnë 29 vende, SHBA e BE, të cilët në nivelet më të larta, që nga Presidenti Obama, te kancelarja Mergel, Sekretari Kerry, Mogherini e me radhë, e deri tek përfaqësuesit e tyre këtu, janë të interesuar për këtë reformë. Vizita e ambasadorëve ishte stacioni i parë i unazës për të mbërritur te dera. Këtu i ranë pragut, që ta dëgjojë dera?, u shpreh Rama.
K...