Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e adresave të sakta në shumë zona të vendit ka bërë që ministria e Brendshme në bashkëpunim me strukturat vendore të Durrësit të nisin punën në terren. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pohoi se ka më shumë se 100 mijë banorë në rang qarku që nuk i njihet vendndodhja.
Në fazën e dytë të projektit për regjistrin e integruar të adresave të shtetasve tha Tahiri, punonjësit e zyrave të gjendjes civile do të shkojnë në çdo shtëpi për të marrë adresat e sakta të tyre.
Tahiri evidentoi se regjistrat e gjendjes civile janë trashëguar nga paraardhësit në një databasë pa asnjë element sigurie.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-qarku-i-durresit-ka-mbi-100-mije-banore-pa-adresa/