Report TV - Lu e Vlahutin: Reforma në drejtësi të miratohet brenda afateve

2016-05-10 1

Menjëherë sapo kanë lënë mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin u shprehën se takimi i tyre me grupet parlamentare nuk është i pazakontë, pasi më rëndësi është miratimi i reformës në drejtësi brenda afateve.

Ambasadori amerikan, Donald Lu deklaroi se prania e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, është shenjë e rëndësisë që ka reforma në drejtësi për qeverinë e SHBA.

?Nuk është e pazakontë të takohemi me grupet parlamentare. Jemi në udhëkryq të pazakontë për reformën në drejtësi. Prania ime sot këtu, është shenjë e rëndësisë së kësaj reforme për qeverinë e SHBA?, u shpreh ambasadori Lu. Për ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, duhet të respektohen afatet e reformës, me qëllim që Shqipëria të përfitojë çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

?Nuk mendoj se është fort e pazakontë që partnerët të flasin me njëri-tjetrin. Ne jemi këtu që Shqipëria të arrijë standardet në BE dhe të çelen negociatat e të arrihet anëtarësimi. Jemi të angazhuar në një dialog si miq e partnerë. EE drejta sovrane e deputetëve që të votojnë në parlament, është një e drejtë e tyre që ua kanë dhënë zgjedhësit shqiptarë kur i kanë votuar në parlament. Kjo është një gjë që ne e respektojmë plotësisht dhe kurrë s?do ta pengojmë. Por, siç e thash është tejet e rëndësishme që ne të përfshihemi në një dialog si aleatë. Dhe ta shpjegojmë këtë në kontekstin e vet duke marrë në konsideratë edhe zgjerimin e BE. Ne e dimë se kemi disa afate të caktuara kohore dhe dëshironim t?i theksonim këto çështje, në mënyrë që të përshpejtohet puna në lidhje me reformën?, u shpreh Vlahutin.

Free Traffic Exchange