Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësuesit e familjeve të përmbytura nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës kanë protestuar përpara institucioneve të Kukësit, duke u bërë thirje të ngrihet zëri në parlament për kompensimin e pronave të tyre të humbura prej më shumë se 40 vitesh.
Ata thonë se ndodhen në gjendje të vështirë pasi tokat bujqësore që dispononin tashmë ndodhen nën liqenin e Fierzës.
?Të njihemi si pronarë të tokave, se akoma nuk njihemi si pronarë tokash. Edhe pse jemi pronarë të tokave nuk njihemi me ligj. Kërkojmë të njihemi, të na njihet e drejta jonë, të na dëmshpërblejnë sipas të gjitha rregullave që ka shteti?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/permbytja-nga-fierza-familjet-e-prekura-ne-proteste-na-demshperbleni/