Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak orë pas prerjes së shiritit të inagurimit, shtëpia e re e Muzeut Kombëtar ?Marubi? në ditën e parë të saj ka nxitur kureshtjen e qindra qytetarëve, por edhe turistëve të huaj për ta vizituar.
500 mijë negativët e vendosura në këtë godinë që i përkasin 150 viteve rrugëtim të kësaj fototeke, apartatet e përdorura nga dinastia ?Marubi?, dokumentat dhe leterkëmbimet janë një atraksion më vete për këdo që viziton këtë muze, i cili ka hapur dyert në pedonalen ?Kolë Idromeno?, zona muzeale e Shkodres.
Luçjano Bedeni: ?Kjo ekspozitë i delegohet kryesisht gruas përmes objektivit të Marubit ndërsa tek pjesa e sipërme e muzeut ju do mund të shikoni pjesën bazë edhe të arkivit të fotografisë siç është ekspozita kronologjike?.
Për të ardhmen projektet do të jenë të shumta dhe ambicioze shton Bedeni.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/muzeu-marubi-vizitoret-kureshtare-per-negativet-e-rralle/