Report TV - REPORTAZH/ Një vit nga tragjedia e Kumanovës, ja gjurmët e masakrës

2016-05-10 3

9 maji i 2015-ës do të mbetet gjatë jo vetëm në kujtesën e qytetarëve që jetojnë tashmë në lagjen e trimave në Kumanovë, por do të mbetet një ngjarje e rëndë edhe në vitet e ardhshme.

Jo vetëm për faktin se ajo që njihet ?masakra e Kumanovës? la pas të paktën 18 viktima, ku 10 ishin luftëtarë shqiptarë dhe 8 policë maqedonas, por për mënyrën se si ngjarjet e një viti rrodhën për të mbërritur deri në këtë pikë? me përgjakje?

Dhe vijmë sot?një vit më pas? Lagja e Trimave në qytetin e Kumanovës në Maqedoni, lagje e banuar tërësisht nga shqiptarë, ngjarja ka lënë gjurmë të forta për banorët e veçanërisht për familjarët që pritën grupin e organizuar që vinte kryesisht nga Kosova.

Kjo vjen edhe për shkak se vetë banorët vënë re një përpjekje të qeverisë maqedonase për të tjetërsuar realitetin që lidhet me atë që ndodhi më 9 majin e vitit të shkuar?

Në hyrje të asaj që shqiptarët e konsiderojnë si lagjja e trimave (emërtim që lidhet me trimat që kanë luftuar që prej luftës së 2001), ndërsa maqedonasit e cilësojnë si lagjja e egër (emërtim ky që lidhet me ndërtimet në këtë lagje) por që zyrtarisht kjo lagje mban emrin ?Tode Mendoll?, pasojat e një përleshje me armë janë të dukshme edhe një vit më pas. Ndërsa janë marrë masat për rikonstruksionin e pjesës më të madhe të banesave në këtë lagje, ku plumbat kishin lënë gjurmët nga përleshja në shtëpitë ku kanë pritur grupin e organizuar, gjithçka ka mbetur si një vit më parë?, shenjat e plumbave janë në çdo xham të thyer të banesës së Fadil Fejzullahut, (i cili vijon të jetë ende i arrestuar për strehimin e trimave), shenjat janë në çdo anë të murit të shtëpisë, kudo ka gjurmë të një përleshje të vërtetë me armë?

Por çfarë ndodhi në maj të 2015 në këtë familje?
Një i afërm i Fadil Fejzullahut rrëfen se kjo shtëpi ka pritur trimat e organizuar të cilët kishin ardhur, por nuk kishin si qëllim luftën e as viktimat, por donin të tensiononin situatën për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtareve për arritjen e një marrëveshje, sa i përket kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë për çështjet etnike përballë qeverisë Gruevski..