Kryeministri Rama tha nga takimi rajonal për luftën kundër terrorizmit se Reforma në Drejtësi i hap rrugën procesit të negociatave për integrimin në BE dhe e shkëput vendin nga tranzicioni.
?Rruga e integrimit bëhet shpesh e mërzitshme. Kapitujt 23, 24 lidhen me drejtësinë, të drejtat themelore, ligjin dhe sigurinë. Edhe pse nuk kemi filluar zyrtarisht negociatat kemi kohë që kemi nisur rrugën e reformave. Me përmbylljen e reformës në drejtësi do bëjmë një hap de facto përpara edhe pse vendeve të tjera kanë hapur negociatat pa reformuar sistemin e drejtësisë. Këto do ishtin iluzione pa një sistem sigurie?Sfidat e fundit na bëjnë të diskutojmë rreth nevojës së sfidave të përbashkëta siç është edhe terrorizmi e ekstremizmi?,- tha Rama.
Shefi i qeverisë tha se ekstremizmi është një rrezik serioz duke shtuar se e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga ai është bashkëpunimi dhe koordinimi mes shteteve.
?E vetmja mënyrë për tu mbrojtur është përgatitja për bashkëpunimi, parandalimi i shëndrrimit në terrristë të grupove dhe njerëzve që duan të shkojnë drejt kësaj gjendje?Ekstremizmi është një virus që mund të vritet, duhen strategji kundër tij?,- vijoi më tej ai.