Report TV - Skandali i Thesarit, prokuroria: Të dëshmojë këshilli mbikqyrës

2016-05-10 2

Trembëdhjetë dëshmitarë kërkon prokuroria e Tiranës në procesin gjyqësorë ndaj ish inspektores Elivar Golemi nën akuzë për shpërdorim detyre.

Mes personave të cilëve u është nisur fletthirrja janë 4 anëtarë aktual të këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë mes tyre Dhori Kule, Ermenlinda Meksi, Ela Golemi dhe Elisabeta Gjoni ndërsa në listë janë dhe dy ish anëtarët Ardian Civici dhe Petraq Milo.

Report TV zbardh listën e 13 dëshmitarëve ku nuk mungojnë në cilësinë e të bashkëpandehurve dhe dy të dënuarit për vjedhjen e thesarit të bankës Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Të tjerë dëshmitarë që duhet të dëshmojnë janë Teuta Baleta, Eduart Sinani, Erind Feshti, Ilir Mollaymeri, Ledia Bregu, Ilir Osmani dhe Julind Sokoli.
Ajo çka bie në sy në këtë listë të gjatë të dëshmitarëve është mungesa e ish Guvernatorit Ardian Fullani i cili dhe pse prej 2 vitesh ishte i akuzuar për shpërdorim detyre arriti të marr pafajsinë dhe pse prokuroria kërkoi dënimin e tij.

Dëshmitarët ishin planifikuar të flisnin këtë të martë në gjykatën e Tiranës por mungesa e tyre detyroi gjyqtaren Vjollca Spahiu të shtyjë gjyqin për më 23 Maj ora 14:00.
Golemi është e pandehur prej qershor 2015 por dhe pse kanë kaluar 17 seanca ende nuk është arritur në një përfundim mbi akuzën ndaj saj, por pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekë nga thesari në burg qëndron vetëm Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia.

Free Traffic Exchange