Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për subjektet, bare, restorante, hotele, pishina veprimtaria e të cilëve është përgjatë vijës bregdetare do të këtë inspektime dhe masa të ashpra administrative në rast se konstatohet ndotje nga shkarkimi i ujërave të zeza në det apo në ambientet përreth.
Bizneset duhet të ndërtojnë gropa septike që shkarkimet e ujërave të zeza të bëhen aty pa ndotur zonën.
Eltar Deda, kreu i ISHSH: Në mënyrë kategorike do të jetë e patolerueshme nga ana jonë si Inspektorat Shtetëror Shëndetësor që një subjekt i tillë që kryen aktivitet dhe është me gropë septike, të ketë derdhje të dyfishtë në det.
Paralelisht me kontrollin e subjekteve, Inspektorati Shëndetësor do të ushtroje kontroll edhe për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve për të garantuar cilësinë e ujit të pijshëm.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/inspektorati-shendetesor-kontrolle-subjekteve-ne-vijen-bregdetare/